English

Gardisti Agim Llupo, në pritje të masës së sigurisë

Tiranë, 10 shkurt 2011, NOA – Pas ndalimit dy ditët e fundit të shefit të Shtabit të Njësisë Speciale të Gardës së Republikës Agim Llupo me akuzën se ka qëlluar për vdekje demonstruesin Ziver Veizi në 21 janar dhe zëvendëskomandantit të Gardës së Republikës Alfred Ahmetcenaj sot pritet që Gjykata e Tiranës të japë masën e sigurisë për gardistin Agim Llupo. Në bazë të ligjit ata akuzohen për vrasjen në rrethana të rrezikshme të një apo më shumë personave.

Agim Llupo, është shfaqur sot pranë Gjykatës, ndërkohë që gardistët e tjerë për të cilët u lëshuan urdhër-ndalime nga Prokuroria u zhveshën nga akuzat për vrasje dhe kërkohet që të vihen në dispozicion të Prokurorisë dhe hetimit në gjendje të lirë.

Shefi i Shtabit të Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, Agim Llupo akuzohet direct për vrasjen e Ziver veizit në 21 janar, pasi ishte ekspertiza balistike e cila vërtetoi se plumbi që qëlloi demonstruesin nga Gjirokastra doli nga arma që përdorte Agim Llupo, një automatik Mp5 me kalibër 9 mm.

Ndalimi i Llupos erdhi me argumentin se ai ka tejkaluar kompetencat duke qëlluar mbi demonstruesin në momentin kur ky i fundit ishte jashtë rrethimit të kryeministrisë.

Gardisti Llupo u ndalua dy ditë më parë nga policia e Tiranës pasi u pyet nga prokurorët përgjatë natës për ngjarjet e 21 janarit.

Po dje pas pyetjes dorëzimit të gardistëve vullnetarisht në Prokurori u ndalua edhe numri dy i Gardës së Republikës Alfred Ahmetcenaj, edhe ky i akuzuar për si një nga autorët e vrasjes së demonstruesve në 21 janar.

Sipas nenit për të cilin ata akuzohen për vrasjen në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, dy gardistët rrezikojnë nga 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.

Gardisti Agim Llupo u paraqit sot në gjykatë në krah të avokatit të tij mbrojtës, Genc Gjokutaj.

mit/NOA

KOMENTE