Tiranë, 10 Shkurt 2011 NOA/ Ervin Tirana - Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike paditi sot në prokurori deputetin e Partisë Socialiste, Armando Prenga, i cili akuzohet se goditi për shkak të detyrës.
Kallëzimi penal erdhi pasi në seancën e paradites Armando Ndue Prenga kishte sulmuar dhe goditur në fytyrë deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, në momentin që ky i fundit ishte duke folur në vendin e tij.
Padia e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është e shoqëruar edhe me videon me pamje të skenës së dhunës, kur shquhen qartë veprimet agresive të deputetit socialist Armando Prenga.
Ndërkohë, ngjarja është shumë e njohur për publikun, sepse ajo është transmetuar në të gjitha mediat elektronike të vendit.
Kjo nuk është hera e parë, që deputetë të Partisë Socialiste përdorin dhunën në sallën e parlamentit.
Disa muaj më parë prokuroria pushoi çështjen në ngarkim të deputetit socialist Tom Doshi, i cili gjatë zhvillimit të seancës plenare kishte kërcënuar me jetë deputetin e PD, Gent Strazimiri.
Ngjarja e rëndë ndodhi në seancën e parë, që grupi i Partisë Socialiste vinte në sallën e seancave të Kuvendit, që pas dhunës së pashembullt të 21 janarit.
e.t/NOA
VIDEO
[media id=109 width=590 height=440]