English

Grusht në Parlament, Prenga godet Palokën

Tiranë, 10 shkurt 2011, NOA/Ariola Ymeraj- (Update) Ndërsa deputeti socialist Paulin Sterkaj i ka hequr mikrofonin deputetit demokrat Edi Paloka, një i tretë ka ardhur në ndihmë.

Deputeti i selisë rozë, Armando Prenga duket se ka ardhur nga mesi i sallës dhe ka goditur me grusht Edi Palokën.

E gjithë situata erdhi ndërsa deputeti demokrat po mbante fjalim, dhe opozita vazhdonte zhurmën e vet për marrjen e parregullt të fjalës.

Ndërsa ka nisur fjalën e tij, deputeti Paloka duke përmendur demonstratën e 21 janarit dhe duke akuzuar socialistët për skenar të dhunshëm, ka reaguar ashpër deputeti i cili i është bashkuar së fundmi Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj.

VIDEO 1

[media id=110 width=600 height=440]

Duke parë situatën e tensionuar Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, ka ndërprerë seancën, në mënyrë që të qetësohet situata.

Duket se kjo situatë është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së deputetëve, të cilët kanë tërhequr nga një konfrontim i mundshëm dhe i agravuar, kolegët e tyre.

a.y/NOA

ME SHUME MBI ZHVILLIMET SOT NE KUVEND

VIDEO 2

[media id=109 width=600 height=440]

KOMENTE