English

Inter, Milito një tjetër ndalesë e gjatë

Milano, 9 Shkurt NOA - Një lajm jo i mirë vjen për skuadron e Interit: Diego Milito duhet të qëndrojë larg fushave për 30-40 ditë. Sulmuesi argjentinas, i cili u dëmtua në ndeshjen e së dielës kundër Romës, iu nënshtrua kontrollit mjekësor. Rezultatet, siç u njoftua në sitin zikaltër, vunë në dukje një tërheqje të gradës së dytë në kofshën e majtë të lojtarit. Leonardo, kështu nuk do të ketë në dispozicion lojtarin për sfidën e dyfishtë me Bajernin e Munihut, ku kujtojmë se në finalen e Ligës së Kampionëve, pikërisht kundrejt gjermanëve, Milito rezultoi tepër vendimtar me golat e tij.

r.b/NOA

KOMENTE