English

Jude Law dhe Sienna Miller ndahen për të dytën herë

Londër, 10 Shkurt NOA - Jude Law dhe Sienna Miller, siç tregohet nga e përditshmja britanike “Mail”, janë ndarë për herën e dytë. Lajmi ka mbërritur si një rrufe në qiell të hapur, kjo duke parë se çifti kohët e fundit po kalonte një periudhë dashurie të fortë dhe madje kishte zëra që flisnin për një martesë të mundshme mes tyre.

Më pas një zëdhënës i çiftit konfirmoi se ata nuk janë më në një lidhje me njëri tjetrin dhe theksoi se ndarja mes tyre ka nisur që para disa javësh megjithatë të dy do të mbeten miq. Jude Law dhe Sienna Miller janë njohur në 2003 në setin e filmit Alfie, ku më pas u fejuan gjatë periudhës së krishtlindjeve.

r.b/NOA

KOMENTE