English

LSI: dhuna në parlament, vazhdim i 21 Janarit

Tiranë, 10 shkurt, NOA - Dhuna e ushtruar sot në parlament nga deputetët e opozitës, është një vazhdim i dhunës së 21 janarit.

Kështu u shpreh sot në një deklaratë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, luan Rama, duke komentuar ngjarjet e sotme në seancë plenare.

“Akti i shëmtuar i dhunës së demonstruar sot në sallën e kuvendit prej deputeteve të opozitës, nuk është gjë tjetër por vazhdim i së njëjtës praktikë dhe politikë të dhunës të demonstruar dhe më parë , veçse me ndryshimin që politika e dhunës në rrugë sot është shfaqur në sallën e Kuvendit”, tha Rama.

Duke shtuar se kKjo shpreh në thelb filozofinë e dhunës, të artikuluar dhe të aplikuar si të tillë prej lidershipit të Partisë Socialiste, çka është gjithashtu jo vetëm mungesë reflektimi ndaj mesazheve për qytetari dhe për dialog politik që vinë prej shoqërisë shqiptare dhe prej partnerëve ndërkombëtarë, por është po kaq edhe karshillëk dhe një provokim i rëndë që i bëhet të gjitha këtyre mesazheve që në thelb kanë të bëjnë me interesat evropiane të vendit.

“Natyrisht, unë nuk prisja që sot në konferencën e tij të shtypit, ai që është jo vetëm ideatori por dhe frymëzuesi i politikës së dhunës, pra që Edi Rama të distancohej nga shfaqja e shëmtuar që deputetet e tij demonstruan në sallën e kuvendit.

Por ndërkaq, jam këtu që në emër të LSI, jo vetëm të distancohem nga e gjitha kjo maskaradë e politikës së dhunës por dhe ta dënoj atë publikisht. Pasi, vetëm politika e dialogut, politika që bazohet dhe frymëzohet nga interesat evropiane të vendit, politika që shkon te tryeza e konsensusit dhe e zgjidhjeve qytetare është ajo për të cilën kanë nevojë qytetarët shqiptarë”, tha ai më tej.

n.e/NOA

KOMENTE