English

Nis ekspertiza për atentatin ndaj Gjokutaj

Tiranë, 10 shkurt 2011, NOA- Pas eksplozivit të vendosur në makinën e avokatit Genc Gjokutaj, nis ekspertiza.

Mësohet se elementet e eksplozivit do i nënshtrohen ekspertizës për përcaktimin e lëndës plasëse.

Mëngjesin e ditës së djeshme në makinën e tij u gjet një lëndë eksplozivi i paplasur.

Menjëherë pas sinjalizimit policia nisi punën, duke e zhvendosur makinën nga vendngjarja, për ti bërë pak orë më pas shpërthim të detyruar eksplozivit.

Gjokutaj është i njohur si avokat i disa prej çështjeve shumë të diskutuara politikisht, i biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç, i biznesmenit shqiptar Rahman Selmanllari.

Biznesmenët akuzohen për afera korruptive me anëtar të familjes Kryeministrore.

a.y/NOA

KOMENTE