English

Obama lë përfundimisht duhanin

SHBA, 10 Shkurt NOA - Barack Obama Më në fund ka hequr dorë nga duhani. Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshortja e tij e shëndetshme, e cila

në një drekë me disa gazetarë të Shtëpisë së Bardhë, ka theksuar se ka kaluar rreth një vit që bashkëshorti i tij nuk ka ndezur më cigare. Që pas fushatës zgjedhore, presidenti amerikan, është përpjekur gjithmonë për të fshehur këtë ves dhe gjithmonë është përpjekur të nxjerrë në pah në SHBA, një frymë sa më “no smoking”.

“Ka disa kohë që jam shumë krenare për të”, - tha zonja e parë gjatë një bisede me gazetarët, gjatë së cilës po flitej për një temë të rëndësishme siç është shëndeti i tepërt tek fëmijët. Në këtë bisedë ajo theksoi se Obama, asnjëherë nuk ka tymosur shumë cigare.

r.b/NOA

KOMENTE