English

OST: Nesër, ndërprerje energjie në Jug të vendit

Tiranë, 10 shkurt, NOA – Ditën e nesërme, shumë zona në jug të vendit, do të përfshihen nga ndërprerje të energjisë elektrike.

Lajmi është konfirmuar nga burimet zyrtare të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sipas të cilave, një gjë e tillë do të ndodhë për shkak të punimeve që do të kryhen në linjën e tensionit të lartë 110 kV Ballsh-Memaliaj.

Konkretisht, mësohet se do të ketë kufizime të pjesshme gjatë datave 11-12 shkurt nga ora 07-16.30 në rajonet: Përmet, Gjirokastër, Tepelenë dhe Sarandë.

n.e/NOA

KOMENTE