English

Parashikimi i motit për 11 Shkurt 2011

Tiranë, 10 shkurt, NOA - Qendra e presionit te larte atmosferik e cila eshte vendosur ne Gadishullin e Ballkanit do te kushtezoje mot te kthjellet ne pjesen me te madhe te territori Shqiptar ndersa ne zonat malore verilindore dhe juglindore do te jene te pranishme vransirat e lehta. Edhe mesdita do te dominohet nga kthjellet ne pjesen me te madhe te vendit duke perjashtuar kalime vransirash ne zonat malore.

Shqipëria

Pasditja do te vijoje me kthjellime ne Ultesiren perendimor: Tirane, Fier, Berat, Lushnje, ndersa pjesa tjeter e shqiperise do te jete me kthjellime dhe vransira te here pas hershme. Edhe gjate nates parashikohet qe kthjellimet te jene dominuese ne pjesen me te madhe te vendit te cilat do te shoqerohen nga vransira kalimtare. Temperaturat e ajrit do te qendrojne kostante si ne vlerat e mengjesit dhe ne ato te mesdites ne te gjithe vendin. Era do të fryje e lehte ne toke dhe ne det me 22 km/h me drejtim veriperendimor ndersa deti do te gjeneroje dallgezim te ulet.

Europa

Nje qender me presion te ulet atmosferik eshte pozicionuar mbi ishujt Britanike, kjo qender shoqerohet nga nje front i ftohte qe vjen nga Antlantiku si edhe nje front i ngrohte me shtrirje nga Spanja deri ne zemer te Britanise. Ne keto kushte vranesirar dhe reshjet e shiut dhe debores do te jene dominuese ne te gjithe Britanine. Po ashtu me kushte te paqendrueshme atmosferike do te jene Europa Verilindore dhe vendet e Balltikut Ku reshjet e shiut dhe debores do te jene prezente gjate gjithe dites. Edhe ne gadishullin e Skandinavise do te kete vranesira te dendura dhe reshje shiu e debore NDERSA ne Rajonin e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit do te domonoje moti i kthjellet por i ftohte. Gjithashtu me temperatura te ulta dhe me mot te kthjellet do te jene Europa Qendrore dhe ajo Juglindore.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Verilindja e Europes alarmon rreshje debore dhe temperatura te ulta;

Vendet Balltike alarmojne per temperatura te ulta dhe debore;

Ishujt Britanik do te mbetet me rrebeshe shiu dhe ere te forte

n.e/NOA

KOMENTE