Tiranë, 10 shkurt 2011, NOA- (Update) “Nxirrni nga xhepat gurët dhe molotovët, ndryshe as kostumet dhe as kravatat nuk ju dallojnë nga bandat e 21 janarit”, vijoi më tej fjalën e tij Astrit Patozi.
Ndër të tjera ai shtoi se, ishte Rama ai që e ndolli vdekjen para se të ndodhte, në një emision televiziv, dhe sipas tij ishte ai që i çoi demonstruesit dhe viktimat, në mes të një dhune të organizuar dhe orkestruar nga vetë ai.
Ai theksoi ndër të tjera se, “Ruçi ti e ke nisur me grusht shteti në ‘91 dhe sot në 2011 po vazhdon sërish me grusht shteti”.
Unë nuk dua ta identifikoj Partinë Socialiste me atë bandë që sulmoi Kryeministrinë, por me sa ka ndodhur pas 21 Janarit, e kam të vështirë ta ndaj atë nga përpjekja për të marrë pushtetin me dhunë”, tha Patozi. “Duhet ta dini se 21 Janari ishte një krim i rëndë, me përmasa të frikshme, ai ishte një sulm mbi paqen dhe sigurinë e jetës, mbi pronën dhe sigurinë e jetës së çdo shqiptari”, tha më pas Patozi. a.y/NOA