Tiranë, 10 shkurt, NOA – Përveç përjashtimit me dy javë nga punimet e seancave plenare, deputetin socialist Armando Prenga e ka pritur sot edhe një padi lidhur me sherrin e krijuar sot gjatë seancës parlamentare mes tij dhe deputetit demokrat, Edi Paloka.
Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, Partia Demokratike ka lëshuar një padi, e shoqëruar dhe me pamje filmike ndaj deputetit të PS-së, Armando Prenga, sesi ai ka qëlluar Palokën.
Ndërkaq, grupi parlamentar i Partisë Socialiste nga ana tjetër, ka depozituar në prokurori një padi ndaj deputetit dhe njëkohësisht ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami ... (vijon)
n.e/NOA