Tiranë, 10 shkurt 2011, NOA- Në këto momente pritet të fillojë seanca parlamentare, e lajmëruar të fillonte në orën 10.00, e cila pritet që në fokusin e vet të ketë një varg diskutimesh lidhur me ngjarjet e 21 janarit.
Kjo seancë është e para që duket se do të mbahet rregullisht, pas demonstratës ku u shënuan katër viktima, pasi në seancën e mbajtur në datë 23 janar, opozita nuk morri pjesë.
Gjatë kësaj seance u ngrit komisioni hetimor, për zbardhjen dhe sqarimin e ngjarjeve të 21 janarit.
Pritet që një vend të rëndësishëm të zënë edhe deklaratat e ndërkombëtarëve dhe ajo e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Tomas Kantriman, i cili vizitoi Shqipërinë ditën e djeshme.
Ndërkaq Kuvendi vendosi që seanca e shkuar të mos zhvillohej pasi deputetët ishin të angazhuar nëpër zonat e tyre elektorale.
a.y/NOA