English

Punonjësit e “Petrolifera”-s, peticion kundër Tatimeve

Vlorë, 10 shkurt, NOA – Punonjësit e kompanisë “Petrolifera” në Vlorë, u kanë dërguar sot një peticion përfaqësuesve të lartë të qeverisë, lidhur me bllokimin e aktivitetit të terminalit të saj që prej datës 06 janar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me arsyen se nuk kanë instaluar kasat fiskale.

“Ne punonjësit e Terminalit jemi të bindur se pretendimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për vendosjen e kasave fiskale është jo i drejtë dhe jo në përputhje me normat evropiane për këtë lloj terminali, po aq sa jemi te bindur se pas një viti e gjysmë pune këtu, nuk është i mundur evazioni fiskal, sepse çdo dalje është e regjistruar nga sistemi kompjuterik dhe është i pamundur manipulimi i të dhënave nga jashtë”, citon peticioni në fjalë.

Duke shtuar se nga kjo situatë po dëmtohet rëndë biznesi i shoqërive që operojnë në këtë terminal, besimi i investitorëve tanë të cilët kanë besimin se Shqipëria është një vend ku ja vlen te investohet dhe njëkohësisht buxheti i shtetit që nuk po arkëton detyrimet fiskale nga qarkullimi i produkteve nëpërmjet këtij terminali.

n.e/NOA

KOMENTE