English

Ruçi: Heshtja e gardistëve flet shumë, viktimat shpresë për demokraci

Tiranë, 10 shkurt 2011, NOA- Pak më parë çeli punimet seanca parlamentare, nën drejtimin e Kryeparlamentares Jozefina Topalli.

I pari që mori fjalën ishte kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi.

Që në hyrje të fjalës së tij ai përmendi katër viktimat e demonstratës së 21 janarit, duke thënë se u vranë në atë tragjedi makabre nga dora kriminale e një pushteti diktatorial.

Sipas tij, ata meritojnë përuljen e thellë njerëzore dhe nderim solemn, sepse jetën ja morri padrejtësisht qeveria.

Ai iu drejtua familjarëve të viktimave duke thënë se, “Në emër të socialistëve dhe të gjithë shqiptarëve ju shpreh ngushëllimet më të thella, duke ju garantuar se dhimbja juaj është zotimi ynë se shpirtrat e tyre do të jenë përjetësisht shpirt i gjallë dhe i lirë për të kthyer demokracinë në vend, për të rikthyer shpresën e atyre që duan të jetojnë në një shtet demokratik, jo në diktaturë.

Ruçi tha se, “Ju drejtohem gardistëve dhe policëve, se e kuptoj pozitën e tyre dhe heshtjen e tyre e cila vlen më shumë se çdo fjalë që mund të thuhet”.

Ai i cilësoi ata si viktima të qeverisë, që vret shqiptarët dhe i nëpërkëmb duke ngritur qeverinë e korrupsionit.

Ndërsa Kryeparlamenarja Topalli, në hyrje të punimeve bëri dhe njëherë një panoramik të demonstratës së 21 janarit, duke kërkuar 1 minutë heshtje.

Ajo e cilësoi demonstratën e 21 janarit si një sulm barbar të ndërmarrë ndaj Këshillit të Ministrave.

a.y/NOA

KOMENTE