English

Shpërndanin drogë pranë shkollës, pranga 3 të rinjve

Elbasan, 10 shkurt 2011, NOA- Mëngjesin e sotëm tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë si rrjedhojë e operacionit të koduar “Taverna”.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se të rinjtë mbajnë identitetet, Julian Pëllumbi 22 vjeç, L. Ç dhe D.R të dy të moshës 17 vjeç, të cilëve ju sekuestruan 13 doza droge.

Mësohet se të rinjtë u kapën pranë ambienteve të shkollës “Ali Agjahu”, në qytetin e Elbasanit.

Pas arrestimit policia nisi punën për zbardhjen e ngjarjes, dhe zbulimin e lidhjeve të mundshme të tre të rinjve.

a.y/NOA

KOMENTE