Ky lajm është pjesë e paketës së shërbimeve për abonentët. Nëse doni të pajiseni me një emër përdoruesi dhe fjalëkalim që të përfitoni lajmet ekskluzive dhe shërbimet e tjera të Agjencisë NOA, dërgoni një kërkesë tek pr@noa.al
Tiranë, 10 Shkurt 2011 NOA/ Ervin Tirana – Pas heqjes së kufizimit të vizave për shtetasit shqiptarë, ata mund të hyjnë lirisht në vendet evropiane të zonës Shengen, vetëm duke prezantuar në kufij një pasaportë biometrike.
Por këtë lehtësi nuk e kanë ata shtetas shqiptarë të cilët në vendet e ndryshme të zonës Shengen, përpara se të liberalizohen vizat, kanë marrë statusin e shtetasit të padëshiruar.
Zyrtarisht bëhet e qartë se “qytetarëve shqiptarë, të cilëve iu është refuzuar hyrja në sistemin Shengen nuk mund të hyjë në zonën e Schengen-it ku përfshihen të gjitha shtetet fqinjë si Itali, Greqi, etj.
Ambasada e Republikës së Greqisë në Tiranë, pohon për agjencinë e lajmeve NOA se ka një zgjidhje për kategori të caktuara.
“Atyre të cilëve iu është ndaluar hyrja ne sistemin Schengen, për arsye se janë të regjistruar si te padëshiruar nga Greqia, mund t’i paraqesin një pyetje Zyrës sonë, në mënyrë që të informohen vetëm për arsyen dhe kohëzgjatjen e refuzimit që ekziston kundër tyre”, - thanë për NOA, burimet zyrtare nga kjo ambasadë.
Sakaq, ata, konfirmojnë: “Kushdo që dëshiron heqjen e masës te ndalimit duhet të caktojë një avokat nga Greqia, i cili zyrtarisht do t’i drejtohet organeve të pushtetit atje, në mënyrë që të informohet për llojin e vendimit që i është shqiptuar kundër tij (shqiptarit) dhe të paraqesë një kërkesë për të sfiduar dhe anuluar atë në institucionet përkatëse”.
Ambasada pohon për NOA se “palët e interesuara mund të dërgojnë relevante për këtë qëllim autorizime avokatëve greke, te cilat do të paraqiten së pari në zyrën tonë për të vërtetuar origjinalitetin e nënshkrimit (tarifa 20 euro), së bashku me dëshmi të pagesës nga banka”.
Afro 90 për qind e numrit të përgjithshëm të shtetasve shqiptarë që kthehen nga pikat doganore të huaja, janë persona të cilëve për masa të ndryshme administrative ose penale, u është refuzuar për një kohëzgjatje të caktuar, hyrja dhe qëndrimi në vendet e zonës Shengen.
Pavarësisht se mund të jetë dhënë në një shtet, fjala vjen Greqi ose Itali, ky status është i vlefshëm për të gjithë kohëzgjatjen e dhënë, për të gjitha vendet evropiane të zonës Shengen.
Lexoni këtu:
Lëvizja pa viza në Greqi, 11 këshillat që jep ambasada në Tiranë
Informacione të dobishme mbi udhëtimin pa viza në zonën Shengen:
Nënshtetësia greke për emigrantët, e paligjshme
Më shumë gjeni këtu:
NOA E EMIGRANTEVE
e.r/NOA