Gjirokastër, 10 shkurt 2011, NOA- Zëvendës Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu ka shkuar në qytetin e Gjirokastrës, për të inspektuar rastet e ndryshimi të kombësisë.
Menjëherë pas marrjes së të dhënave në këtë rreth Spahiu tha se, “ Në qytetin e Gjirokastrës janë bërë 1600 ndryshime kombësie, ndërsa në atë të Përmetit janë bërë 469 të tilla”.
Më tej ai ka shtuar se ndryshimi i emrave dhe mbiemrave, i Kombësisë dhe i fesë po vënë në rrezik asimilimin e kombit.
Ai i ka cilësuar si cenim të Kushtetutës dhe të Drejtës Kombëtare, akte të tilla, duke shtuar se ndryshimi i kombësisë nuk është standard evropian.
Spahiu ka thënë se abuzimet janë skenar për regjistrim fiktiv të popullsisë dhe sipas tij dëmtojnë dhe cenojnë sovranitetin e popullit.
a.y/NOA