English

Vetëm një stol për të kryer akrobaci

Gjermani, 10 Shkurt NOA - Kjo modë e fundit vjen nga Gjermnia, ku përdoret një stol si skate, në një kontekst urban me një objektiv unik: t’i ulesh sipër!

Quhet “sporthocker” dhe premton evoluime akrobatike, gati me akrobatë të vërtetë, por që zhvillohen në qytet, mbi stola dhe mes pengesave të metropoleve. Çdo akrobati duhet thënë se mbyllet me të njëjtën lëvizje: pas kërcimeve, rrotullimeve dhe disa hedhjeve të veçanta, e rëndësishme është që në përfundim të ulesh në sporthocker dhe të rinisësh...deri sa të lodhësh dhe më pas të ulesh për të pushuar.

r.b/NOA

KOMENTE