Claudia Aderotimi Londër, 11 Shkurt NOA - Një studente nga Londra 20 vjeçare është ndarë nga jeta në SHBA dhe kjo pasi iu nënshtrua një injeksioni me silikon, që kishte si qëllim rritjen e dimensioneve të fundshpuinës së saj, madje të ngjashme me atë të Jennifer Lopez.
Policia në Philadelphia ka hapur një hetim në lidhje me këtë ngjarje, ku ka përfshirë dhe “Food and Drug Administration” për të verifikuar ligjshmërinë e këtij trajtimi. Sipas një raporti paraprak mjeko-ligjor, shkaqet e vdekjes së Claudias kanë lidhje me futjen e silikonit në sistemin e saj vaskular, duke shkaktuar një goditje kardiake.
Claudia Aderotimi, emri i vajzës fatkeqe, është ndjerë menjëherë keq pas injeksionit që iu nënshtrua jo larg aeroportit të qytetit të Pennsylvania, duke harxhuar dhe një shumë prej 1 mijë e 800 dollarësh.
r.b/NOA