E premte, 11 shkurt 2011, NOA- Në vazhdën e reagimeve të Presidentit Hosni Mubarak, i radhës ka qenë ai i Zëvendës Presidentit Amerikan, Xho Biden.
Ky është reagimi i parë që vjen nga Shtëpia e Bardhë, ku Biden shprehet se, para Egjiptit shtrihet një periudhë delikate, por sipas tij dorëheqja e tij duhet të çojë Egjiptin në rrugën e demokracisë.
Ai e ka vlerësuar më tej si një ditë historike për popullin Egjiptian largimin e Presidentit Hosni Mubarak.
Ndërkaq Këshilli i Lartë Ushtarak, të cilit i është deleguar pushteti në Egjipt, u shpreh për BBC se, “ Do të ndihmojmë popullin dhe nderojmë viktimat që dhanë jetën për lirinë dhe demokracinë e Egjiptit”.
a.y/NOA