Shkodër, 11 shkurt 2011, NOA- Një aksident me pasojë viktimë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.
Një 18 vjeçar ka humbur jetën, pasi ndërsa ka qenë duke ecur me biçikletë, është përplasur nga një kamion, i cili mësohet të ketë qenë me shpejtësi të madhe.
Viktima me iniciale N.L është i moshës 18 vjeç dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e përplasjes.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shëlqet, ndërsa burime policore nga Policia e Shkodrës konfirmojnë se autori i aksidentit, Dedë Kovaçi, nuk ka mundur dot të frenojë.
Ndaj tij kanë nisur hetimet dhe pritet që të jepet dënimi për veprën e kryer.
a.y/NOA