Tiranë, 11 shkurt, NOA – Shqipëria është një vend mjaft i pasur me ujëra, rezervat e të cilave kapin shifrën deri në 13.300 m3/sekondë në vit për frymë.
Por ajo që paraqitet me shumë rëndësi është menaxhimi i integruar i këtyre rezervave të përbashkëta ujore, në mënyrë që ato të kthehen në sa më të dobishme për popullatën dhe në tërësi zhvillimin e vendit.
Një fakt të tillë, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu e ka theksuar sot gjatë një konference të posaçme për menaxhimin e ujërave, duke vënë theksin në shfrytëzimin korrekt të baseneve ujore, si edhe vënien në kanalet e duhura me qëllim mosderdhjen kot të tyre.
Sipas tij, paraqitet me mjaft rëndësi zbatimi i një politike të qëndrueshme për sigurimin e këtij menaxhimi, pasi deri tani, ai rezulton të jetë i fragmentarizuar.
“Do të jenë rreth 26 vendime të posaçme të Këshillit të Ministrave që do të vihen në zbatim dhe do të duhen mëse 5 vjet për realizimin e tyre”, tha ai.
Duke shtuar se e gjithë kjo kërkon politika afatgjata dhe një angazhim ndërsektorial ... (vijon)
n.e/NOA