Gjiganti suedez Zlatan Ibrahimoviç ka lëshuar alarmin: “Ndihem tepër i lodhur, - thotë sulmuesi i Milanit. “Dy ndeshjet e fundit nuk kam arritur do të jap maksimumin tim”, - tha ai.
Milano, 11 Shkurt NOA - Megjithatë me sa duket, Ibra nuk është i vetmi që ka ezauruar energjitë e tij, pasi sipas tij në këtë gjendje janë dhe shumë lojtarë të tjerë dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë e dëmtimeve të shumta që ka pasur në skuadrën e Mialnit, të cilat kanë kushtëzuar zgjedhjet e teknikut.
“Megjithatë duhet të luajmë dhe të jemi të gatshëm për ekipin. Duhet vetëm të fitojmë dhe jemi të paguar për të qenë në fushë. Tani na pret një periudhë tepër intensive”, - përfundoi Ibra.
r.b/NOA