English

Mubarak: Do respektoj Kushtetutën duke deleguar pushtetin

E premte, 11 shkurt 2011, NOA- Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak iu drejtua popullit duke thënë se do delegojë pushtetin.

Gjatë fjalimit të mbajtur mbrëmjen e së enjtes, presidenti egjiptian Hosni Mubarak njoftoi delegimin e pushtetit të zëvendësi i tij, Omar Suleiman.

“Shpreh angazhimin tim për të vazhduar dhe për të mbrojtur Kushtetutën dhe njerëzit, si dhe të transferoj pushtetin tek cilido që të fitojë pas zgjedhjeve të shtatorit”, u shpreh Mubarak.

Por, ky delegim i pushtetit duket se ka pështjelluar reagimin ndërkombëtar. Uashingtoni dhe Brukseli shprehen të zhgënjyer nga lëvizja e Mubarak, si dhe për mënyrën si ai vazhdon të qëndrojë në pushtet ndërkohë që populli është i përfshirë nga protestat masive.

a.y/NOA

KOMENTE