Varshavë, 11 Shkurt NOA - Për lumturinë e të gjithë turistëve në Varshavë, është hapur një muze, i cili i dedikohet vetëm erotizmit, me vepra arti të cilat do të vijën nga e gjithë bota. Mes të gjithave spikat një, e cila është nga më antiket e ruajtura, asnjëherë të publikuara. Kjo, mostër ka skandalizuar disa nga qytetarët, por një ide e tillë me sa duket ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve dhe vizitorëve.
“Ky muze erotik është ndër të paktat vende në Evropë, ku mund të admirohen vepra arti të fshehura nga të gjithë muzeumet e tjerë”, - deklaroi përgjegjësi i projektit dhe kujdestari i ekzemplarëve, Dariusz Kedziora.
r.b/NOA