English

Nishani: Po bllokohet drejtësia, shqetësues rasti “Gërdeci”

Tiranë, 11 shkurt 2011, NOA- Ditën e sotme Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani

Nishani kërkon mbledhjen e KLD-së për tragjedinë e Gërdecit, pasi sipas tij po bllokohet drejtësia.

Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se, “Nisur nga situata shumë shqetësuese dhe e papranueshme, e krijuar në rastin e gjykimit të të akuzuarve për “Ngjarjen e Gërdecit”, por edhe në raste të tjera, kryesisht në gjykimet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku prishja e seancave gjyqësore, shtyrja pa arsye e tyre dhe mosmarrja e masave proceduriale dhe administrative, po sjell bllokimin e dhënies së drejtësisë, kam kërkuar mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe përfshirjen në rendin e ditës të diskutimit të kësaj situate”

Së dyti, shtoi ai, “kam kërkuar bashkëpunimin dhe asistencën e Misionit EURALIUS, mision i Komisionit Europian që asiston vendin tonë në hartimin e legjislacionit për të pregatitur ndërhyrjet e menjëhershme dhe të ashpra në ligjin “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, ndërhyrje të cilat të parashikojnë deri heqjen e së drejtës së ushtrimit të këtij profesioni nga shkelësit”.

a.y/NOA

KOMENTE