Tiranë, 11 shkurt, NOA – Pas paraqitjes së deputetëve socialistë, Paulin Stërkaj dhe Tom Doshi, sot në prokurorinë e Tiranës ka shkuar edhe deputeti i tretë i selisë rozë, për të dëshmuar mbi ngjarjet e dhunshme të 21 Janarit.
Fjala është për deputetin Besnik Bare, i cili është thirrur sot nga organi i akuzës, krah kolegëve të tjerë, përballë akuzave që ka ngritur mazhoranca ndaj tyre, si nxitës së dhunës së demonstruesve ndaj forcave të rendit, që ishin në mbrojtje të institucionit të Kryeministrisë.
Ata janë thirrur si persona në dijeni të demonstratës së dhunshme.
n.e/NOA