English

Pasqyra e Shtypit, 11 Shkurt 2011

Tiranë, 2 shkurt, NOA – Në vëmendjen e ditës së sotme gazetat shqiptare kanë situatën e tensionuar të ditës së djeshme në Parlament, ku pati edhe konflikte fizike, mes deputetëve demokrat dhe atyre socialist. Jepen edhe reagimet e pjesëmarrësve në këtë akt, ku shpjegohen arsyet pse deputeti socialist Armando Prenga goditi me grusht atë demokrat Edi Paloka.Më tej në faqet e para të të përditshmeve të ditës së sotme i kushtohet një vëmendje kryesore edhe masës së dhënë, arrest me burg, ndaj Gardistit të ndaluar dy ditë më parë, i akuzuar si përgjegjës për vrasjet e 21 janarit.

E përditshmja “Panorama” hapet me titullin “Grusht në Kuvend goditet deputeti i PD, Përjashtohen 3 të PS”, ku vijohet më tej edhe me sqarimin “Deputeti Armando Prenga godet me grushte deputetin demokrat Edi Paloka”. Në të njëjtën linjë vijohet sërish me dëshminë e dy deputetëve socialist ku thuhet se, “Sterkaj dhe Prenga: Na tha këlyshët e 21 janarit, prandaj e goditëm”.

Në vend të dytë për nga rëndësia kjo gazetë ka vendosur vendimin e gjykatës ndaj komandantit të Gardës i Agim Llupo, “Gjykata burg pa afat gardistit”.

Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Grushtet në Kuvend: Fyerjet pa censurë, përjashtohen tre deputetë”, ku vihet fokusi tek tensioni i ndodhur ditën e djeshme në parlament mes deputetëve socialist dhe demokrat.

“Gardisti Agim Llupo lihet në qeli”, është një tjetër titull i kësaj të përditshme, ku jepet masa e dhënë ndaj të akuzuar si përgjegjës për vrasjet e 21 janarit, gjatë demonstratës së mbajtur nga Opozita e Bashkuar.

E përditshmja “Shekulli” i hap shkrimet e saj me, “Ekskluzive 9 gjurmë plumbi tradhëtojnë Gardën”, ku theksohen detajet e hetimeve për 21 janarin dhe vijohet me, “Gëzhojat në vendin ku ishte vendosur i ashtuquajturi trupi i zjarrit”.

Edhe kjo gazetë një vëmendje kyçe i ka kushtuar përplasjes së ndodhur në Parlament ku thuhet se, “Grushtat bien në kuvend, flasin deputetët Sterkaj e Prenga”.

Kjo e përditshme jep qëndrimin dhe arsyet e dhëna nga deputetët, për tensionin e shkaktuar.

E përditshmja “Koha Jonë” çelet me titullin “Dhuna, PS sjell 21 janarin në Kuvend”, ku përvijohen sqarimet për përplasjen e ndodhur ditën e djeshme në Kuvend gjatë seancës së radhës.

Një titull tjetër i kësaj gazete është, “Rezoluta PPE: Mbështetje e plotë qeverisë, dënojmë dhunën e Ramës”, ku jepet qëndrimi i partive Europiane, të cilat shprehin mbështetje të plotë ndaj qeverisë në punën e saj, si dhe dënohet rruga e kreut të opozitës, Edi Rama.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Grushte dhe përjashtime në Kuvend”, ku sërish vëmendja kthehet tek përplasja e ditës së djeshme mes deputetëve gjatë seancës parlamentare.

Më tej vijohet me “Rama: Beteja do të jetë në një fazë të re”, ku jepet deklarata e kreut të Partisë Socialiste, për protestat e radhës dhe rrugën që kjo parti do mbajë në vijim.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 11 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE