English

PDK: Behxhet Pacolli të tërhiqet nga kandidatura për President

Prishtinë, 11 shkurt 2011, NOA- Krerët e PDK-së të udhëhequr nga Hashim Thaçi po vijojnë negociatat me liderin e AKR-së, Behxhet Pacolli për formimin e koalicionit qeveritar.

Mediat Kosovare bën të ditur se, PDK kërkon që Pacolli të tërhiqet nga kandidatura për postin e presidentit të Kosovës, pasi brenda partisë së kryeministrit Thaçi ka kundërshtime për zgjedhjen e tij në këtë detyrë.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, mbrëmjen e djeshme ka mbajtur një mbledhje ku është vendosur të procedojë me fillimin e bisedave formale për krijimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se, PDK ka vendosur t’i bëjë ofertë zyrtare Aleancës Kosova e Re, për të zhvilluar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për qeverinë e ardhshme.

Ai ka bërë të ditur se, LDK-së, VV dhe AAK-së, PDK-ja nuk do ti bëjë ftesë për koalicion qeverisës.

“PDK nuk ka marrë as një vendim që ti bëjë ftesë AAK-së, LDK-së apo Vetëvendosjes. Për sa i përket Listës Dr. Ibrahim Rugova dhe minoriteteve, PDK ka pika të përbashkëta dhe do të bisedohet me këto gjatë ditëve të ardhshme”, ka thënë Krasniqi.

(INA)/NOA

KOMENTE