English

Përplaset me trenin pa e kuptuar, shpëton i gjallë

Kanada, 12 Shkurt NOA - Një 29-vjeçar kanadez është përplasur keqas nga një tren, por ai duhet thënë se nuk e ka vënë re. Personi në fjalë, nga Saskatoon, ishte aq i dehur, kjo bazuar në atë çka tregonin dëshmitarët e ngjarjes, saqë nuk e ka dëgjuar aspak borinë e trenit teksa ai po ecte mbi binarët.

Treni i “Canadian Pacific Rail” nuk pati kohë të ndalonte për të evituar këtë përplasje. Pasojat e këtij aksidenti ishin vetëm disa plagë të lehta të 29-vjeçarit.

Mund të themi se aksidenti u zgjidh në mënyrën më të mirë të mundshme. Personi që u përfshi ishte në gjendje shumë të dehur, madje deri në atë pikë saqë nuk vuri re atë çka po ndodhte rrotull tij. Dhe, në mënyrë të jashtëzakonshme, arriti të shpëtonte i gjallë dhe pse përplasja me trenin ishte e fortë.

r.b/NOA

KOMENTE