Tiranë, 11 shkurt 2011, NOA- Dy persona u arrestuan nga uniformat blu, pasi ditën e djeshme plagosën me mjete të fortë një person.
Mësohet se ranë në pranga, Emiljano Pashkaj, 18 vjeç, banues në Kasallë, Kamëz dhe Zenun Ismet Çuni, 18 vjeç, banues po në Kasallë Kamëz, si dhe u bë shpallja në kërkim i shtetasve A.Ç, F.A dhe N.H, 53 vjeç, banues në Kamëz.
Ndalimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme rreth orës 18.45 në Kamëz, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë plagosur lehtë me mjete të forta, shtetasin Ndue Përbibaj, 23 vjeç, banues në Kasallë Kamëz, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Të arrestuarit do të hetohet për veprën penale të, “Plagosjes së lehtë me dashje”, e realizuar në bashkëpunim.
a.y/NOA