English

Plagosje me thikë në Tiranë, 40-vjeçari Leonard Zenelaj në gjendje të rëndë

Tiranë, 11 shkurt 2011, NOA – Një person është plagosur me thikë mu në qendër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur para dhjetë minutash në bulevardin “Zogu 1” pranë stacionit të trenit. Burime për agjencinë NOA thanë se pas një konflikti është plagosur rëndë me thikë 40-vjeçari Leonard Zenelaj, i cili pas plagosjes është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.

Duke qenë se ngjarja ndodhi në mes të Tiranës ka qenë e shpejtë ndërhyrja e Polisisë së kryeqytetit, e cila ka kapur në flagrancë autorin e dyshuar të plagosjes.

Ai është 22-vjeçari Nimet Risku, i cili ka rënë tashmë në prangat e policisë.

Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e motiveve të konfliktit që çoi në plagosjen me thikë të 40-vjeçarit Leonard Zenelaj.

mit/NOA

KOMENTE