English

Presidenti egjiptian Mubarak ikën nga Egjipti

Kajro, 11 shkurt 2011, NOA – Disa orë pasi deklaroi publikisht se nuk do të largohej nga pushteti deri në zgjedhjet presidenciale të shtatorit, edhe pse populli i tij u ngrit për 17 ditë të tëra në protesta të fuqishme për ta rrëzuar sundimin e tij mëse çerekshekullor, Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak është larguar nga Egjipti. Lajmin e ka bërë publik rrjeti i njohur mediatik BBC, i cili bën të ditur se Presidenti egjiptian është larguar nga Egjipti bashkë me familjen e tij.

BBC thekson më tej se nuk dihet se në ç’ven ka shkuar Presidenti Mubarak, i cili as 24 orë më parë mbrëmjen e të enjtes deklaroi përballë popullit se nuk do të marrë parasysh asnjë thirrje nga jashtë, por do të qëndrojë në detyrë.

Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në televizionin kombëtar Mubarak njoftoi delegimin e pushtetit te zëvendësi i tij, Omar Sulejman.

“Shpreh angazhimin tim për të vazhduar dhe për të mbrojtur Kushtetutën dhe njerëzit, si dhe të transferoj pushtetin tek cilido që do të fitojë pas zgjedhjeve presidenciale të shtatorit”, u shpreh presidenti egjiptian një natë më parë.

Deklaratat për delegimin e pushtetit kanë zhgënjyer ndërkombëtarët pasi si SHBA-të edhe BE u shprehën tejet të zhgënjyer nga kjo lëvizje e Presidentit egjiptian.

BBC bën me dije se po mbrëmë gjatë fjalimit të Mubarak në televizionin kombëtar mijëra egjiptianë ishin mbledhur në sheshin kryesor të Kajros, dhe ata paralajmëruan një protestë të fuqishme pikërisht këtë premte, të cilën e pagëzuan me emrin “e premtja e lamtumirës”.

Ndërkohë duket se ky zemërim i popullit të ketë frikësuar tejet sundimtarin prej 30 viitesh të Egjiptit, duke bërë kështu të papruitur edhe ikjern e tij vjedhurazi nga kajro, përdrejt një vendi ende të paditur.

Por, televizioni Al Arabia këtë mëngjes kishte theksuar se Presidenti egjiptian ishte largguar drejt Sharm El Sheik, një fakt ende ky i pakonfirmuar zyrtarisht.

Ky largim erdhi për shkak të presionit në rritje të ushtruar nga Uashingtoni.

mit/NOA

KOMENTE