English

PS: Padia ndaj Prokurores, tregon që Berisha nuk ndalet në luftën me Ina Ramën

Tiranë, 11 shkurt 2011, NOA- Selia rozë reagoi pak më parë lidhur me deklaratën e Aldo Bumçit, për organin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe Kryeprokuroren Ina Rama.

Megi Ajtyresa tha se, “S’ka faj Aldo Bumçi, shpëtoi prej Gërdecit dhe tani i kërkon hesap Prokurorisë pse shtypi është i lirë! Po Aldoja s’ka gojë me fol nga vetja, flet për hesap të Saliut. Dhe çka tha sot për padi ndaj Prokurores së Përgjithshme tregon thjesht që Saliu nuk ndalet në luftën me Ina Ramën”.

Më tej ajo shtoi se, PD dhe qeveria tjetër u thotë ndërkombëtarëve, tjetër u bën shqiptarëve.

Ajo bëri dhe njëherë thirrje që në 18 shkurt shqiptarët të dalin në demonstratë, kundër qeverisë Berisha.

Gjatë fjalës së tij mesditën e sotme deputeti demokrat Aldo Bumçi, akuzoi kryeprokuroren Ina Rama se e ka shndërruar Prokurorinë në një repart të Partisë Socialiste.

“Ne disponojmë fakte të pakundërshtueshme se “shoqja e ngjarjes se bulevardit” dhe prokurorë që hetojnë çështjen janë në kontakt të vazhdueshëm me organizatorët e këtij akti”, u shpreh ai.

Bumçi paralajmëroi se “deputetët e mazhorancës do të ngrenë një padi penale për Prokuroren Ina Rama për shkatërrimin që po i bën procesit të hetimit të ngjarjes së 21 janarit.

a.y/NOA

KOMENTE