Tiranë, 11 shkurt, NOA Update – Tre deputetë të Partisë Socialiste kanë mbërritur paraditen e sotme në dyert e Prokurorisë së Tiranës, të thirrur prej saj për të dëshmuar rreth asaj çka dinë për ngjarjet e dhunshme të 21 Janarit.
Paulin Stërkaj, Tom Doshi dhe Besnik Bare, janë përfaqësuesit e selirsë rozë, të cilët po merren aktualisht në pyetje nga hetuesit mbi informacionet që ata disponojnë rreth asaj dite.
Burime zyrtare të prokurorisë thanë për agjencinë e Lajmeve NOA, se këta tre deputetë janë thirrur dhe marrë në pyetje si persona që kanë dijeni për ngjarjen e ndodhur më 21 Janar.
Por njëkohësisht edhe për precipitimin e dhunës nga ana e demonstruesve dhe reagimin e forcave të tjera të sigurisë.
Të njëjtat burime thanë ndërkaq për NOA-n, se brenda ditës së sotme do të merren në pyetje nga organi i akuzës dhe 3 deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, si edhe dy emra të njohur të Opozitës së Bashkuar.
Ndërkaq, mësohet se në Prokurorinë e Tiranës është thirrur për të dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjet e 21 Janarit, edhe Pjerin Ndreu, i njohur si ish-drejtor policie dhe eksponent i lartë i Partisë Socialiste për Tiranën... (vijon)
n.e/NOA