English

BE-SHBA: Dënojmë dhunën në Parlament

Tiranë, 12 shkurt 2011, NOA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian përmes një deklarate të përbashkët janë kanë reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në seancën e fundit parlamentare, duke e dënuar atë dhe duke shprehur një shqetësim të thellë.

“Populli shqiptar pret nga anëtarët e Parlamentit që ti drejtojnë me maturi veçanërisht pas situatës së fundit, duke treguar respekt për kolegët dhe institucionin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë”, thuhej në deklaratë.

Më tej shtohej se vetëm dialogu mund ta zgjidhë situatën në të cilën është përfshirë vendi.

Nëpërmjet saj është dënuar dhuna e ndodhur mes deputetëve socialist Armando Prenga dhe Paulin Sterkaj, të cilët dhunuan fizikisht deputetin demokrat Edi Paloka.

a.y/NOA

KOMENTE