Elbasan, 12 shkurt 2011, NOA- Partia Demokratike duket se ka nisur turin e takimeve nëpër rrethe.
Kjo pasi partia Demokratike e Elbasanit organizoi sot mbledhjen e kryesisë ku merrte pjesë Ministri Lulzim Basha.
Kreu i PD-së së Elbasanit, Luçiano Boçi tha për mediat se tashmë ka filluar procesi për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetarë komunash dhe bashkish.
Më tej ai shtoi se, strukturat e Partisë Demokratike janë të gatshme për ti dhënë përgjigjën e merituar puçistëve të 21 janarit nëpërmjet fitores së thellë në gjithë Shqipërinë.
Pritet që kandidatët e këtij qarku të dalin zyrtarisht në fillim të muajit mars.
a.y/NOA