Prishtinë, 12 shkurt, NOA - Dy deputetët e Lëvizjes për Bashkim në Kosovë, do të jenë bashkë në një grup parlamentar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Një gjë e tillë u vendos pas një takimi mes drejtuesve të të dyja lëvizjeve.
“Duke e pasur parasysh situatën e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë, por edhe sfidat që do t’i ketë vendi në të ardhmen, si dhe duke ditur që e përbashkëta e dy subjekteve është shumë e madhe dhe më e rëndësishme sesa dallimet, do të jemi në një grup parlamentar. Këtë bashkëpunim e kemi vlerësuar si të drejtë dhe të dobishëm për Kosovën”, citon deklarata e Vetëvendosjes lidhur me një fakt të tillë.
Duke shtuar se Lëvizja për Bashkim do ta ruajë subjektivitetin e saj politik brenda grupit parlamentar.
n.e/NOA