English

E rrallë, disidenti kubanez refuzon lirinë

Kubë, 12 shkurt, NOA - Kuba ka liruar dy disidentë të burgosur, por njëri prej tyre nuk ka pranuar të largohet nga burgu derisa të gjithë të burgosurit politikë të lirohen.

Hektor Maseda, i cili është dënuar me 20 vjet heqje lirie nën akuzat për tradhti, tha se nuk do të pranojë ofertën për liri derisa autoritetet të përmbushin kërkesat e tij.

Maseda dhe Eduardo Diaz, i cili u lirua të premten, ishin në mesin e 52 disidentëve, të cilët qeveria e presidentit Raul Kastro kishte premtuar se do t’i lirojë, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kisha Katolike. Nëntë nga 52 disidentët politikë mbeten ende në burg.

NOA/RFE

KOMENTE