E shtunë, 12 shkurt 2011, NOA- Aktorja bukuroshe e viteve ‘60-’70 Elisabet Taylor, është dërguar në mënyrë urgjente në spital pas simptomave të një para infarkti.
Ky lajm u bë i ditur ditën e sotme nga zëdhënësi i saj, i cili tha se aktorja 78 -vjeçare është duke u kuruar dhe nuk dihet sa kohë do të qëndrojë në spital.
Mësohet se Taylor, duhet të ishte të mërkurën në Nju Jork për të marrë një çmim mirënjohjeje për aktivitetin e saj në luftën kundër HIV/Aids, por mungoi në eveniment. Ishte Elton John ai që tërhoqi çmimin në emrin e saj.
Elizabeth është fitues e dy çmimeve Oskar dhe disa nominimeve të tjera për çmimin e Aktores më të Mirë Protagoniste.
a.y/NOA