E shtunë, 12 shkurt 2011, NOA- Pasditen e sotme ka rënë në prangat e policisë një 17 vjeçar i cili ka ushtuar dhunë ndaj një punonjësi policie.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve NOA se, A.Shurbi, u arrestua pasi ditën e sotme rreth orës 15.00, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit për femra, midis Rubikut dhe Shkodrës, ka kundërshtuar patrullën e përgjithshme, i ka fyer si dhe ka goditur punonjësin e policisë i cili në atë moment po kryente detyrën.
Shurbi ka qenë i akuzuar më parë edhe për vjedhje.
17 vjeçari pritet të hetohet për veprat penale të “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Fyerje për shkak të detyrës”.
a.y/NOA