English

Gruevski: LSDM-ja ka frikë nga zgjedhjet e parakohshme

Shkup, 12 shkurt 2011, NOA- Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi se, LSDM-ja ka frikë nga zgjedhjet e parakohshme, sepse sipas tij, nëse ato ndodhin ky subjekt do të përjetojë shpartallimin.

“Dalja nga Parlamenti e LSDM-së pa ndonjë arsye serioze është hap i Branko Cervenkovskit me qëllim që të mos ndodhin zgjedhje të parakohshme, respektivisht nga frika që të arrihet deri në zgjedhje të parakohshme, në të cilat ata do të humbnin me dallim të madh. Ata një periudhë më të gjatë tentojnë të gjejnë shkas që të bëjnë ndonjë rrëmujë dhe në atë rrëmujë të gjejnë alibi për braktisje të Kuvendit dhe krijim të ndonjë krize parlamentare, të cilën do ta shfrytëzojnë të thonë se jo vetëm që dalin, por edhe nëse krijohen kushte ata t'i bojkotojnë nëse nuk plotësohen kushtet, nga të cilat një pjesë e madhe janë të parealizueshme", tha kryeministri Gruevski.

Sipas tij, kjo nuk është rastësisht kështu, por kushtet janë imagjinuar që të jenë të parealizueshme ose të jenë të realizueshme në siç thotë, afat shumë të gjatë, ndërsa ka të bëjë me kërkesën për ndryshim të Kushtetutës.

Ai shtoi se për ndryshime të këtilla kushtetuese nevojiten pesë deri gjashtë muaj, ndërsa qëllim i i LSDM-së është që të sigurojnë sa më shumë që është e mundur muaj që të mos u ndodh ndonjë shkatërrim i ri në zgjedhje eventuale të parakohshme.

Ai e përsëriti thirrjen deri te LSDM-ja që të mos kenë frikë, të mos krijojnë probleme, si dhe situata në të cilat humbet imazhi i shtetit.

(INA)/ NOA

KOMENTE