English

Haxhinasto në Elbasan: Elektorati do ndëshkojë kundërshtarët

Elbasan, 12 shkurt 2011, NOA- Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, në rolin e eksponentit të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zhvilluar disa takime elektorale.

Gjatë fjalës së tij para banorëve të Cërrikut, Librazhdit dhe Elbasanit, vende ku u ndal ditën e sotme, ai tha se në zgjedhjet vendore, objektivi i LSI-së është dyfishimi i rezultatit dhe sipas tij, për këtë elektorati do të ndëshkojë kundërshtarët.

Më tej ai shtoi se, “Shqipëria nuk është në krizë, por në krizë është vetëm lidershipi i opozitës, i cili i sajon ato”.

Po sot kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilloi disa takime me strukturat e kësaj partie në Fier dhe në zonat përreth.

a.y/NOA

KOMENTE