English

Identifikohet autori i vrasjes së studentit

Tiranë, 12 shkurt, NOA Update – Policia e Tiranës ka identifikuar edhe personin e tretë që ka marrë pjesë në vrasjen e studentit 26-vjeçar, Alfred Musabelliu. Autorët e dyshuar janë Kostandin Gjergj Zhuvani, 22 vjeç, me banim ne Tirane. Albi Zela, 23 vjeç,

dhe Donald Ymeri, 22 vjeç.

Kostandin Zhuvani dyshohet se është autori kryesor i vrasjes së studentit, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 08.00’ në rrugën e “Ali Visha” në Tiranë.

Policia ka ngritur menjëherë një grupi hetimor, i cili ka shkuar në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e rrethanave që sollën vrasjen e të riut. Ndërkohë që Policia e Tiranës aktualisht po punon për kapjen e autorit që dyshohet si ekzekutori i Musabelliut.

a.k/NOA

KOMENTE