English

Kapen dy persona të shpallur në kërkim

Gjirokastër, 12 shkurt, NOA – Gjatë 24 orëve të fundit, forcat e Policisë së Gjirokastrës kanë bërë të mundur kapjen e dy personave të shpallur në kërkim prej tyre.

Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA prej tyre, duke bërë me dije se i pari i ndaluar është Përparim Zenaj, 45-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Bulo në Gjirokastër.

Kapja e tij u bë për arsye se në bashkëpunim me tre të tjerë që janë arrestuar gjatë operacionit “Perimetri i gjerë”, në datat 18-19 shtator të vitit të kaluar, ka vjedhur dy viça në banesën e babait të vet, si dhe një armë gjahu dhe kastefonin e makinës së babait.

Kurse i dyti i ndaluar është Meridjan Boshnjaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Kapja e këtij personi u bë për arsye se gjykata tre vjet më parë e ka deklaruar fajtor për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”, vepër kjo e parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal dhe e ka dënuar me 6 muaj burg.

n.e/NOA

KOMENTE