Tiranë, 12 shkurt, NOA – Pas një hetimi të gjerë, forcat e Policisë së Tiranës, kanë bërë të mundur ndalimin e 4 personave, anëtarë të një grupi kriminal për tendencën e vjedhjeve me dhunë me armë.
Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se konkretisht të arrestuarit janë Fatjon Dajçi, 21 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”; Eduart Bibollari, 18 vjeç, edhe ky dënuar më pare për veprën penale të “Vjedhjes”; 16-vjeçarja me inicialet Sh.E., Neglin Kruda, 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë e markës “Minimblov” me të cilën dyshohet se janë kryer vjedhjet me dhunë dhe me armë, si edhe 17-vjeçari me inicialet J.Q., banues në Tiranë, i dënuar me pare për vjedhje.
Ndalimi i tyre u krye sepse nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se janë autorë të vjedhjes me armë e realizuar në bashkëpunim të banesës së shtetasit Ismail Nanushi, vjedhje kjo e
Ndodhur më datë 31.12.2010, në rrugën “Shyqyri Ishmi”në Tiranë.
Gjithashtu, nga hetimet e zhvilluara, është arritur që të zbulohet dhe të dokumentohet edhe vjedhja me dhunë e me armë banesës së Zhaklin Meçes, e ndodhur më datë 04.02.2011, në rrugën “Qesarak” në Tiranë.
Ndërkohë, nga kontrollet e banesave të këtyre personave, iu janë sekuestruar n ë cilësinë e provës materiale sende t ë vjedhura si pistoletë, ora dore Rolex, si dhe disa bizhuteri floriri etj.
Aktualisht, po vazhdon puna për zbulimin dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera kriminale, të cilat dyshohen se janë kryer nga ky grup kriminal.
n.e/NOA