English

KQZ: PS dhe PBDNJ edhe 1 javë kohë për komisionerët

Tiranë, 12 shkurt 2011, NOA- Partia Socialiste dhe Bashkimi për të Drejtat e Njeriut rrezikojnë të humbin komisionerët e tyre në komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve, nëse brenda një jave nuk dorëzojnë emrat e komisionerëve.

Ky vendim u komunikua ditën e sotme gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili sërish e zhvilloi punën pa praninë e përfaqësuesve të opozitës.

Sipas KQZ-së, në rast se këto dy parti nuk i plotësojnë vendet bosh atëherë ata do të zëvendësohen nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Vetëm Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dorëzuar emrat e komisionerëve brend afatit ligjor.

Afati për dorëzimin e propozimeve për komisionerët e KZAZ-ve ka mbaruar me 7 shkurt.

a.y/NOA

KOMENTE