English

Krasniqi: Unë, gati për President

Prishtinë, 12 shkurt 2011, NOA- Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deklaron hapur dëshirën e tij për të qenë zyrtarisht President.

“Nëse është edhe vullneti i partive tjera politike në Kuvend që unë ta ushtroj atë pozitë, unë do ta pranoja me dëshirë”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Më tej ai ka shtuar se, “Përcaktues është vendimi që del nga organet e PDK-së, një vendim është marrë në kryesinë e PDK-së. Do të thotë, është përsëritur fakti që kandidat për kryeministër është kryetari i partisë, zoti Hashim Thaçi, dhe kandidat i PDK-së për postin e presidentit është sekretari i përgjithshëm, që në këtë rast jam unë”.

Ai pranon se ka telashe në formimin e koalicionit qeverisës për shkak se gati të gjitha partitë, përveç AKR-së, e kanë përjashtuar mundësinë për të hyrë në koalicion me PDK-në.

a.y/NOA

KOMENTE