Prishtinë, 12 shkurt 2011, NOA- Behxhet Pacolli i AKR-së dhe Hashim Thaçi i PDK-së kanë zhvilluar një takim i cili ka zgjatur afro dy orë, ku mësohet të jetë diskutuar mbi koalicionin e mundshëm qeveritar.
Kreu i AKR-së tha se me liderin e PDK-së kanë biseduar për çështje të tjera, që kanë të bëjnë me formimin e një qeverie stabël dhe funksionale.
Më tej ai iu tha medieve, se në këtë takim nuk është biseduar për çështjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.
Pacolli shtoi se Presidenca është mundësi e fushëveprimit të tij personal dhe nuk sheh arsye që të mos jetë president i Kosovës.
Ndër të tjera ai shtoi se, negociatat nuk kanë marrë fund dhe se gjithçka i përket koalicionit PDK-AKR për ndarjen e posteve do të qartësohet në ditët në vijim.
a.y/NOA